DARAMarketing Agency
Privatësi

Politika e privatësisë

Kjo faqe shpjegon se si DARA mbledh, përdor dhe mbron të dhënat personale të vizitorëve dhe klientëve.

1. Të dhënat që mbledhim

Ne mbledhim vetëm informacionin që na dërgon vetë përdoruesi përmes formave të kontaktit, aplikimeve për karrierë, regjistrimeve për trajnime ose newsletter-it (p.sh. emër, email, telefon, mesazh, pozicion i aplikimit, dokumente të ngarkuara kur kërkohen).

2. Si i përdorim të dhënat

  • Për t’ju përgjigjur kërkesave dhe për të ofruar shërbimet e konaktuara
  • Për administrimin e marrëdhënieve me klientin dhe faturimin, kur aplikohet
  • Për komunikim marketingu vetëm kur keni dhënë pëlqim të qartë (ose kur lejon ligji)

3. Cookies dhe matje

Website-i mund të përdorë cookies ose teknologji të ngjashme për funksionim bazik, siguri dhe statistika të përgjithshme (p.sh. faqet më të vizituara). Nuk përdorim cookie për qëllime të panevojshme pa një bazë ligjore ose pa pëlqimin tuaj kur kërkohet.

4. Ruajtja dhe siguria

Të dhënat ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e mësipërme ose sipas kërkesave ligjore. Aplikojmë masa të arsyeshme organizative dhe teknike për të mbrojtur informacionin. Nuk i shesim të dhënat tuaja; ndarja me ofrues shërbimesh (p.sh. hosting, email) bhet vetëm kur është e nevojshme për të ofruar shërbimin ose kur kërkohet nga ligji.

5. Të drejtat tuaja

Në varësi të rastit, ju mund të keni të drejtë të kërkoni akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit, transferueshmëri ose të kundërshtoni përpunimin. Mund të tërhiqni pëlqimin për marketing në çdo kohë. Për kërkesa, na shkruani në adresën më poshtë.

6. Kontakt

Për çdo pyetje lidhur me privatësinë ose për të ushtruar të drejtat tuaja, na kontaktoni në: daramarketing.eu@gmail.com